Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

Në kërkim nga policia, ky është autori i dyshuar i atentatit në Laç

Kjo është fotoja e Emiljan Suti-t, i njohur edhe me emrin Artur Suti, 40-vjeçari i shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Ilir Gjonit në Laç, raporton gazetari Igli Çelmeta. Atentati ndodhi mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Erdogan”. Sipas burimeve hetimore, viktima sapo kishte parkuar automjetin dhe po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte, kur është qëlluar me armë zjarri tip pistoletë. Edhe pse ka tentuar të largohet, autori e ka ndjekur dhe e ka qëlluar sërish, duke e lënë të vdekur pranë hyrjes së godinës. Mësohet se ndaj tij janë shkrepur shtatë plumba. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin kryesor të dyshuar, Emiljan Suti, i njohur edhe me emrin Artur Suti, 40 vjeç, banues në Laç. Sipas burimeve,...