Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi (EMRAT)

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi (EMRAT)

Dy persona, të cilët ishin në kërkim nga drejtësia italian, janë arrestuar në kuadër të operacioneve të koduara “Operacionalja 94” dhe “The Wanted” Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 94”, lokalizuan dhe kapën në Kavajë shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Saimir Dakoli, 48 vjeç, banues në Kavajë. Gjykata e Apelit e Venecias/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 6 vjet, 4 muaj e 20 ditë burgim, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”. Ndërsa në Durrës, në kuadër të operacionit “The Wanted”, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit pranë...