Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Kurbin! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 54-vjeçari në Kurbin! Pritet ekstradimi drejt Italisë (EMRI)

Një 54-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe “Kanosje” është arrestuar në Kurbin. Gjin Nikollaj, banues në Laç është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 7 vjet e 2 muaj burg. Vijon puna për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj. “Si rezultat i informacionit të siguruar mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, menjëherë u organizua dhe u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni i koduar “Operacionalja 95”. Gjatë operacionit, shërbimet e DFPO-së kapën në Kurbin shtetasin Gjin Nikollaj, 54 vjeç, banues në Laç.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”...