Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Nallbati dhe Seferi lënë postet në DP, emërohet te Akademia e Sigurisë

Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Nallbati dhe Seferi lënë postet në DP, emërohet te Akademia e Sigurisë

Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa ndryshime në drejtimin e disa prej departamenteve kryesore. Bëhet me dije se Neritan Nallbati është shkarkuar nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe është emëruar në Akademinë e Sigurisë. Shkarkimi i tij në Akademinë e Sigurisë vjen pasi i ka mbaruar mandati si kreu i këtij departamenti. Ndryshime ka pasur edhe në Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Kreu i këtij departamenti, Pëllumb Seferi, është transferuar gjithashtu në Akademinë e Policisë. Në vend të Seferit është komanduar Artan Bajraktari, ndërsa në vend të Nallbatit është komanduar Arjan Muça.