Ndërtimi pa leje i Copacabana, Gjykata lë në burg shefin e Komisariatit të Sarandës
Pas një seance gjyqësore që zgjati rreth shtatë orë, Gjykata e Sarandës ka dhënë vendimin për masat e sigurisë ndaj drejtuesit të Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 3 inspektorëve, të arrestuar nën dyshimet për favorizimin e ndërtimeve pa leje. Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg” 30 ditë ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt, ndërsa për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u vendos masa “arrest në shtëpi”. Prokuroria, e përfaqësuar nga prokuroret Silvana Belishta dhe Esmeranda Basho, kërkoi caktimin e masës “arrest me burg” për një afat 45-ditor ndaj Gëzim Bashllarit dhe Robert Cullajt, periudhë gjatë së cilës organi i akuzës pritet të paraqesë prova shtesë mbi të cilat mbështeten akuzat. Ndërkohë, për Ajdin Islamajn dhe Andi Duron u kërkua masa “arrest në shtëpi”. Gjatë zhvillimit të seancës,...
Burimi:
opinion.al