Ndërtimet e paligjshme në plazh, arrestohen 8 persona

Ndërtimet e paligjshme në plazh, arrestohen 8 persona

Policia e Sarandës arrestoi 8 persona dhe shpalli në kërkim 1 tjetër, pasi akuzohen për ndërtim të paligjshëm në një plazh. Autoritetet konstatuan se në një objekt (i përbërë nga disa struktura, një pjesë e tyre, në ujë) në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, kryheshin punime ndërtimi, të paligjshme. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: K. R., 25 vjeç, E. S., 41 vjeç dhe O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë; B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë; Y. D., 33 vjeç, banues në Mat. Gjithashtu, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasja që posedon hapësirën...