Ndalim drejtimi për kamion me defekt në A93 në Gjermani: Shoferi shqiptar nuk ndalon dhe shkakton aksident
Një shofer 24-vjeçar shqiptar është vënë në qendër të një incidenti të pazakontë në autostradën A93, pranë Kiefersfelden në Gjermani, pasi shpërfilli urdhrin e policisë për të mos vazhduar udhëtimin me kamionin e tij, i cili kishte defekte të rënda teknike. Sipas autoriteteve gjermane, gjithçka nisi të martën, kur kamioni me targa greke u ndal për kontroll në pikën kufitare. Gjatë inspektimit, efektivët e Policisë Federale konstatuan probleme serioze teknike dhe kërkuan ndërhyrjen e specialistëve të Policisë Rrugore të Rosenheimit. Kontrolli teknik zbuloi një sërë defektesh të rënda, mes tyre xham të përparmë të plasaritur, ndriçim pjesërisht jashtë funksionit, mbulesë radiatori të palidhur siç duhet, si dhe elementë të kabinës që rrezikonin të shkëputeshin gjatë lëvizjes. Edhe rimorkioja rezultoi në gjendje të rënduar teknike....
Burimi:
syri.net