Motori përplaset me murin rrethues, plagoset pasagjerja shtatzënë

Motori përplaset me murin rrethues, plagoset pasagjerja shtatzënë

Një aksident i rëndë është shënuan mbrëmjen e së mërkurës, 15 prill, në aksin rrugor Balldre-Torovice. Drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues. Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjerja, e cila dyshohet të jetë shtatzënë. Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Lezhës. Policia ndodhet në vendngjarje për të mësuar mbi shkaqet e këtij aksidenti.