Mot i keq përfshin autostradën Fier-Vlorë, autoritetet u bëjnë apel shoferëve për kujdes të shtuar
Qyteti i Vlora është përfshirë nga stuhi ere dhe reshje shiu paraditen e kësaj të shtune, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në autostradën Fier-Vlorë. Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe erës së fortë, drejtuesit e mjeteve janë detyruar të ulin shpejtësinë në minimum për të shmangur rrezikun dhe aksidentet në rrugë. Ndërkohë, brenda qytetit situata paraqitet e qetë deri në këto momente. Reshjet vijojnë me intensitet në periudha të shkurtra, të shoqëruara me erë të fortë, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Burimi:
javanews.al