Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës , tre arrestuar në Lezhë

Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës , tre arrestuar në Lezhë

Policia ka arrestuar tre persona në Lezhë pasi dhunuan një 28-vjeçar. Njoftimi i policisë Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një 70-vjeçari, se djali i tij, 28 vjeç, ishte marrë me forcë, në automjet, dhe transportuar, nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan identifikimin, lokalizimin dhe kapjen, pak minuta pas kallëzimit, të 3 autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve R. M., 28 vjeç dhe R. M., 22 vjeç, vëllezër, si dhe kushëririt të tyre, shtetasit E. M., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 3 shtetasit, me vetëgjyqësi, kanë marrë me forcë, në automjet, 28-vjeçarin, në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira,...