Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK: Gjithë procesi është politik, akuzat janë nxjerrë nga konteksti
Monika Kryemadhi është paraqitur në SPAK, në kuadër të detyrimit për paraqitje, ndërsa pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka folur për mediat lidhur me procesin hetimor ndaj saj dhe Ilir Metës. Sipas Kryemadhit, i gjithë procesi është politik, ndërsa edhe një herë ka kërkuar që në lidhje me çështjen, të thirret për të dëshmuar edhe kryeministri Edi Rama. SYRI TV Monika Kryemadhi është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Kryemadhi foli lidhur me procesin hetimor ndaj saj dhe ish-bashkëshortit të saj, Ilir Meta.Kryemadhi deklaroi se vijon të kundërshtojë metodologjinë e përdorur nga organet e hetimit, duke e konsideruar procesin si politik. Duke...
Burimi:
syri.net