MINUTA E FUNDIT – Kamioni përplas këmbësorin në hyrje të Shkodrës, ndërron jetë 78- vjeçari, policia jep detajet
Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e një personi, ka ndodhur në hyrje të qytetit të Shkodrës, në afërsi të “Çelësit”. Dëshmitarë të vendngjarje kanë dërguar foto, ku duket një kufomë e mbuluar.Në vendngjarje është policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 16:00, në lagjen “Liria”, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. P., ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. B., 78 vjeç.Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi H. B.Drejtuesi i automjetit shtetasi A.P., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com