‘Më mirë të qajë nëna e kriminelit, sesa ajo e policit’ Prençi: Kemi polici të shitur tek grupet kriminale e oligarkët
Shemsi Prençi, ish drejtues policie i ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ thotë se vrasja e policit Enea Mekolli dhe plagosja rëndë e kolegut tjetër Edision Adri mund të ishte shmangur nëse do të ishte respektuar distanca e sigurisë nga forca shpuese e një arme kallashnikov, si dhe nëse efektivët do të ishin pajisur me masa ekstra mbrojtëse, përfshirë jelekë dhe kokore antiplumb për operacione me rrezikshmëri të lartë. Plumbi që përshkoi jelekun antiplumb të efektivit dëshmon se afrimi tek krimineli ishte bërë në një distancë fatale. Ai tregon se operacioni për arrestimin Violand Braçellarit, një person me rrezikshmëri të lartë, i cili kishte qenë ish-ushtarak dhe kishte arritur t'i shpëtonte Forcave RENEA plot katër herë, ka dështuar që në planifikim. Po kështu edhe deklarata e...
Burimi:
syri.net