Me makineta lojërash e tavolina pokeri, zbulohet në Tiranë lokali i kthyer në kazino! Arrestohet administratori
Administratori i një lokali në Tiranë ku organizoheshin lojëra fati, është arrestuar nga policia. Në lokalin në rrugën “Kajo Karafili” që 38-vjeçari administronte, u gjetën 4 makineta, tavolina pokeri dhe sende të tjera për lojërat e fatit, tashmë të sekuestruara. Kontrollet vijojnë në subjekte dhe ambiente të ndryshme. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i Lojërave”. Zbulohet një tjetër rast i përshtatjes së lokalit për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri. Sekuestrohen 4 makineta për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Arrestohen administratori i lokalit. Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar në informacionet e siguruara për një rast...
Burimi:
javanews.al