“Më lër të digjem me gjithë shtëpi”, flet zjarrfikësi që rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në pallatin që u dogj!
U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje. Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj. “Më mori e bija në telefon e më tha se ka nënën e sëmurë. Kur shkova ta shpëtoja, më tha: ‘Më lër të digjem me gjithë shtëpi’”, u shpreh për TCH Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës. Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha....
Burimi:
javanews.al