Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

Me kërkesë të Prokurorisë Sarandë, sekuestrohet sipërfaqja pa leje e një hoteli

Me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës, është sekuestruar një sipërfaqe pa leje e një hoteli i cili është nën hetim për ndërtim pa leje. Siç njofton edhe Prokuroria, u vendos masa sekuestro preventive për një sipërfaqe mbi tarracën e një hoteli. “Me kërkesë tê Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, u vendos masa ‘Sekuestro preventive’ për sipërfaqen me përmasa 22.9 m x 13.4 m x 3.5 m, ndërtuar mbi tarracën e objektit ekzistues i emërtuar si “Hotel Oasis”, 6 kate në lagjjen nr. 1, Bashkia Sarandë, në emër të shtetasit A.P”, njofton prokuroria. Ndërtimet rezultojnë se janë kryer nga 2025 deri në 2026. “Veprimet ndërtimore rezultojnë të jenë kryer në mënyrë graduale, të paktën nga periudha para datës 12.05.2025...