Me armë ndaj policisë greke, plagoset shqiptari, i kapet çanta me granata dhe municione
Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm tronditi zonën e Mikrolimanos në Greqi. Bëhet me dije se i plagosur mbeti shqiptari Astrit Hasani, i njohur ndryshe me nofkën “Titi”. Ngjarja ndodhi pak para orës 05:00, kur oficerët e policisë greke, gjatë një patrullimi rutinë, i kërkuan 42-vjeçarit Hasani të ndalonte për kontroll. Sipas autoriteteve, ai tentoi të largohej dhe më pas nxori armën duke e drejtuar ndaj efektivëve. “Oficerët e policisë reaguan menjëherë sapo shqiptari drejtoi armën, duke u pozicionuar përpara se të qëllonin”, deklaroi zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou. Pas ndërhyrjes së policisë, Hasani u plagos dhe u transportua me ambulancë në Spitalin Attikon, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën....
Burimi:
ntv.al