Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Sula paralajmëron masa: Gjoba, pezullim dhe mbyllje aktiviteti për shkelësit

Mbytja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Sula paralajmëron masa: Gjoba, pezullim dhe mbyllje aktiviteti për shkelësit

Vdekja tragjike e një 15-vjeçari në një pishinë në Gjirokastër ka sjellë paralajmërimin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, se çdo subjekt që nuk plotëson kushtet ligjore dhe të sigurisë do të përballet me masa të forta, deri në mbylljen e aktivitetit. I pyetur për ngjarjen nga gazetari i Report TV, Sula tha se rasti duhet të verifikohet dhe se nuk do të ketë tolerancë për askënd nëse konstatohen shkelje. “Padiskutim që ngjarja duhet të verifikohet. Do të ndalemi dhe në këtë rast dhe nëse nuk janë plotësuar kushtet që duhet të ketë një subjekt në përmbushje të aktivitetit të tij, do të ketë penalitete që i takojnë kushdo qoftë ai. Ngjarja është fatkeqësi dhe ngushëllime familjes. Detyra jonë është të parandalojmë. Për rastin, kushdo...