Mbipopullimi në burgje, Avokati i Popullit: Ka mungesë mjekësh dhe kushte të vështira!
Në emisionin “Trialog” tema e diskutimit ishte raporti i fundit i Avokatit të Popullit mbi sistemin penitenciar të vuajtjes së dënimit. Raporti ka ngritur alarme të forta për gjendjen e burgjeve në vend, duke shkuar deri në apel për mbylljen e pesë institucioneve. E ftuar në studio ishte Ndihmës Komisionere pranë Avokatit të Popullit, Nertila Qafzezi, e cila theksoi se inspektimet kryhen në mënyrë periodike përmes mekanizmit për parandalimin e torturës. Ajo u shpreh se raporti i fundit është i detajuar, me të dhëna, fakte dhe shifra që sipas saj janë shqetësuese për opinionin publik. Ndihmës Komisionerja shtoi se, në veçanti, problematikat më të mëdha lidhen me paraburgimet, ku ka raste të mbipopullimit. “Nëse një qeli është e parashikuar për katër persona, sot ndodhen gjashtë...
Burimi:
javanews.al