Mbi 26 mijë gjoba dhe 48 të arrestuar në një javë, Policia intensifikon kontrollet rrugore
Me rritjen e fluksit të lëvizjeve drejt zonave turistike dhe bregdetare, Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në të gjithë vendin, duke përdorur radarë dhe dronë për monitorimin e qarkullimit rrugor. Gjatë javës së fundit, janë vendosur mbi 26 mijë masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit, nga mosvendosja e rripit të sigurimit apo kaskës, përdorimi i celularit në timon, parakalimet e rrezikshme, deri te drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit. Në të njëjtën periudhë, janë arrestuar 48 drejtues mjetesh, prej të cilëve 26 për drejtim në gjendje të dehur dhe 22 të tjerë për drejtim pa leje drejtimi. Vëmendja e policisë është përqendruar kryesisht në akset kombëtare që çojnë drejt zonave turistike dhe bregdetare, ku fundjavat sjellin një fluks të...
Burimi:
javanews.al