Mbi 150 mijë çështje presin zgjidhje, KLGJ kërkon ndihmë nga Beogradi për stokun e dosjeve
Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar stokun e dosjeve që ka mbërritur në mbi 150 mijë të tilla. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që, përpos ndërhyrjeve ligjore ku propozohet gjykim i shpejtë dhe pa trupa të përbëra nga tre gjyqtarë, t’i kërkohet ndihmë ndërkombëtarëve për të propozuar zgjidhje të evadimit të çështjeve, njësoj si formula që është implementuar në gjykatat e Selanikut dhe Athinës. Eksperti që pritet të mbërrijë në Shqipëri quhet Dimitrije Sujeranoviç dhe ka qenë i angazhuar në problemet e stokut gjyqësor në Greqi. Por a mjafton ekspertiza vetëm e huaj për të zgjidhur këtë çështje? “Absolutisht jo, duhet të mbushet gjyqësori me gjyqtarë dhe prokurorë. Nuk është...
Burimi:
javanews.al