Mbetje baruti dhe makina që zhduket me karrotrec! Thellohet misteri i humbjes së 34 vjeçarit
Gazetari Besar Bajraktaraj ka siguruar detaje të reja në lidhje me zhdukjen e 34-vjeçarit Eglant Koçi, për të cilin policia ka shpallur në kërkim si autor të dyshuar, Armand Shakaj 41-vjec. Ky i fundit për t’iu fshehur kontrolleve rutinë të policisë, ka përdorur një karrotrec për të transportuar automjetin e tij brenda të cilit dyshohet të ketë qenë edhe 34-vjeçarit deri në zonën e Ibës. Kjo ka ndodhur në datën 6 qershor, 1 ditësh pasi u denoncua i zhdukur nga familjarët 34-vjeçari Koçi. Policia identifikoi pronarin e karrotrecit dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Ai ka pohuar se automjeti e kishte lënë pranë një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makinën e kishte me defekt. Prej andej, thotë...
Burimi:
javanews.al