Maskohej si avokat i njohur, ja bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët

Maskohej si avokat i njohur, ja bisedat si Albi Shtylla mashtronte me bursa online kanadezët

Elton Qyno - Syri.net Detaje të reja kanë dalë nga dosja penale me nr. 3377 që bën fjalë për mashtrimet online përmes një rrjeti të sofistikuar të call-centërave që vepronin në Tiranë. Gazetari i Syri-t, Elton Qyno, ka mësuar se gjatë kontrolleve të kryera në muajin qershor 2026 në ambientet e shoqërisë “AM-Studio”, me pronar Algers Mahilaj, janë gjetur disa kompjutera, lista e personave të huaj që telefonoheshin, bisedat mashtruese që bëheshin, pajisjet elektronike të instaluara, edhe aplikacionet “ProtonVPN” dhe “ExpressVPN”. Këto aplikacione shërbejnë për maskimin e adresës “IP”. Ndërkohë janë gjetur edhe programe si “AnyDesk” dhe “TeamViewer”, të cilat shërbejnë për kontrollin e kompjuterëve në distancë, si dhe “MicroSIP”, i cili shërben si “telefon virtual”, për të kryer telefonata “VoIP”. Sipas dosjes hetimore, në...