Makina e policisë bashkiake përplas një fëmijë në vijat e bardha

Makina e policisë bashkiake përplas një fëmijë në vijat e bardha

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në lagjen ‘29 Nëntori’ aty ku mjeti i Policisë Bashkiake i drejtuar nga një efektiv ka goditur një fëmijë 13 vjeç Fëmija në ato momente ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në spital për ndihmë më të specializuar mjekësore. Ndërkohë që policia ka nisur verifikimet për rastin në fjalë.