Luftë me flakët nga Dajti në Maliq, vatra në 5 qarqe! Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Luftë me flakët nga Dajti në Maliq, vatra në 5 qarqe! Ministria e Mbrojtjes: Shtatë zjarre ende aktive, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Lufta me zjarret po vijon prej javësh në terren dhe nga ajri, teksa dëmet në sipërfaqe të djegura janë të konsiderueshme. Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në territorin e vendit, ndërsa dy të tjera janë nën mbikëqyrje për ditën e sotme. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 10 vatra zjarri, nga të cilat një është shuar plotësisht. Vatrat aktive janë të përqendruara në qarqet Tiranë, Dibër, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë. Në Malin e Dajtit vijon ndërhyrja në tre vatra të riaktivizuara, ku janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse dhe të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Në qarkun Dibër, aktive mbeten vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Ndërhyrja më e madhe po zhvillohet...