Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Besmir Gjezari është një nga të burgosurit në burgun e Drenovës që lënë qelinë duke përfituar nga amnistia penale. Në një deklaratë për mediat, ai tregon se është dënuar me 5 vite dhe ka vuajtur 2 vite e 7 muaj, për prodhim dhe shitje droge. Këtë akuzë ai e mohon dhe thotë se është dënuar padrejtësisht, teksa akuzon oficerin e Policisë Gjyqësore. Sipas Gjezarit, Beqo ka marrë kërcënime nga njerëz të drejtësisë. Ish i burgosuri thotë se tani do të kërkojë drejtësi pasi për dy vite nuk është lejuar as të takojë familjarët. “Unë jam akuzuar për lëndë narkotike, prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Jam dënuar me pesë vite burg. Vuajta dy vite e shtatë muaj. Dhe unë nuk jam kapur me asnjë lloj...