Lirohen gjashtë protestuesit e shoqëruar pas protestës para Kuvendit
Gjashtë protestuesit e shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit janë lënë të lirë pas disa orësh në Komisariatin nr. 1 në Tiranë. Gazetari i A2 CNN, Igli Çelmeta,në një lidhje direkte për Ditarin e Pasdites, nga ambientet e Komisariatit nr.1, raportoi se protestuesit u liruan pas përfundimit të procedurave policore. “Pak minuta më parë është liruar edhe protestuesi i fundit, i cili ishte shoqëruar gjatë protestës së sotme nga Policia e Shtetit. Në total ishin gjashtë qytetarë protestues të shoqëruar nga policia,” raportoi gazetari. “Për rreth 3 orë e 30 minuta qytetarët protestues u mblodhën në rrugën përballë Komisariatit nr. 1, duke protestuar dhe duke kërkuar lirimin e gjashtë qytetarëve protestues, të cilët më pas u lanë të gjithë të...
Burimi:
javanews.al