Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari në Durrës
Një 32-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap duke qarkulluar i armatosur me një pistoletë dhe municion luftarak. Operacioni i koduar “Mesnata” u zhvillua në lagjen nr. 18, ku gjatë kontrollit të një automjeti me drejtues shtetasin E. K., autoritetet gjetën në çantën marsup një armë zjarri pistoletë, të cilën 32-vjeçari e posedonte pa leje. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesën e tij u sekuestrua edhe një sasi municioni luftarak. Verifikimet e kryera treguan gjithashtu se E. K. drejtonte automjetin pa leje drejtimi. Pas përfundimit të veprimeve procedurale, E. K. u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së...
Burimi:
javanews.al