Lamallari zbulon si do të funksionojë “Smart City”: Çdo shkelje do të kthehet në alarm për patrullat e Policisë!
U prezantua sot Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në fjalën e mbajtur në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, partnerë e të ftuar, Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, theksoi se “Smart City” nuk është thjesht një projekt kamerash, por një ekosistem i integruar teknologjik që transformon mënyrën se si parandalohet dhe menaxhohet rreziku në kohë reale. “Qendra e Komandës dhe Kontrollit ngrihet dhe qëndron nga sot, në zemër të një filozofie dhe qasjeje të re të qeverisë shqiptare për sigurinë publike. Programi ‘Smart City’ nuk është thjesht një projekt kamerash. Kush e sheh kështu, ose e zvogëlon me dashje, ose nuk e ka kuptuar ende dimensionin e tij,”...
Burimi:
javanews.al