Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pritë
I riu që shihni në foto është Joan Zyko, i cili u ekzekutua pasditen e sotme nga një breshëri kallashnikovi në lagjen 14 në qytetin e Korçës. Lexo edhe : 20-vjeçari i ekzekutuar, Joan Zyko Mësohet se i riu është ndjekur nga autori, dhe është qëlluar në hyrjen e pallatit në afërsi të spitalit të Korçës ku ai tentoi të fshihej. Bëhet e ditur se i 20-vjeçari ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që ende nuk ka informacion se cili është shkaku i ngjarjes.
Burimi:
vizionplus.tv