Kuvendi ‘harroi’ afatin ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK

Kuvendi ‘harroi’ afatin ligjor/ Unioni i Gjyqtarëve kërkon përllogaritjen e pagave sipas vendimit të GJK

Unioni i gjyqtarëve ka reaguar sërish për çështjen e pagave dhe deklaron se për shkak se Kuvendi nuk ka vepruar për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila në muajin shkurt shfuqizoi ndryshimet e ligjit për statusin e gjyqtarëve. Shoqata i bën thirrje institucioneve të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tyre, mosveprimi i Kuvendit brenda afatit të caktuar nuk krijon boshllëk ligjor, pasi formula e re e pagave hyn automatikisht në fuqi. Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kanë reaguar pas përfundimit të afatit të lënë nga Gjykata Kushtetuese për ndryshimin e ligjit mbi statusin e magjistratëve. Në deklaratën e përbashkët, shoqatat theksojnë se Gjykata Kushtetuese, me vendimin nr. 15,...