Kush ishte në jahtin misterioz që tentoi t’i shpëtonte policisë? Mes të ndaluarve pronari i Globus Travel dhe Pashk Gjini i Alesios
Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e së dielës nga një jaht që lundronte në zonën e Palasës, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë.Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë nisën një operacion nga deti dhe toka, i cili zgjati rreth dy orë. Gjatë ndjekjes, mësohet se jahti tentoi t'i largohej policisë duke ndryshuar kurs dhe, në një moment, duke fikur edhe dritat. Megjithatë, mjeti lundrues u ndalua.Sipas Policisë së Shtetit, në bord ndodheshin katër persona: Bruno Çela, Leonard Hasa, Afrim Kastrati dhe Pashk Gjini, të cilët u shoqëruan për verifikime.Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se gjatë kontrollit në jaht dhe ndaj personave nuk u gjet asnjë send apo mjet i kundërligjshëm, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.Burime bëjnë...
Burimi:
syri.net