Kush është Dritan Gjika, figura e mafies shqiptare të kokainës në Ekuador

Kush është Dritan Gjika, figura e mafies shqiptare të kokainës në Ekuador

Dritan Gjika, i konsideruar nga autoritetet si një nga figurat kryesore të rrjetit shqiptar të trafikut të kokainës në Ekuador, dyshohet se ka qenë në krye të një strukture të gjerë kriminale ndërkombëtare që operonte mes Amerikës së Jugut dhe Europës. Emri i tij është lakuar sërish këtë të martë ku Prokuroria E Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lëshoi 10 masa arrest me burg, mes tyre dhe një për Gjikën, i cili prej majit të vitit 2025 është prangosur në Abu Dhabi, për llogari të drejtësisë ekuadoriane. Por, kush është Dritan Gjika? Sipas të dhënave hetimore 47-vjeçari shqiptar kishte mbërritur për herë të parë në Ekuador në vitin 2009 me vizë të përkohshme vizitori. Me kalimin e viteve, ai u vendos në mënyrë...