Kriza e naftës prek peshkimin, pronarët e anijeve rrezikojnë të humbasin punëtorët e huaj

Kriza e naftës prek peshkimin, pronarët e anijeve rrezikojnë të humbasin punëtorët e huaj

Sektori i peshkimit në Durrës po përballet me një krizë të thellë për shkak të rritjes së çmimit të naftës si pasojë e konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme. E ndodhur në këto kushte, ku rrezikon falimentimin, flota e peshkimit në Durrës ka organizuar një protestë për t’i kërkuar ministrisë së linjës dhe qeverisë subvencionimin e çmimit të naftës. “Çmimi i naftës është rritur shumë dhe flota e peshkimit ka hyrë në një krizë shumë të thellë. Deri tani nuk ka asnjë reagim, nuk ka asnjë lloj mbështetjeje dhe asnjë lloj sinjali që do të mbështetemi. Varkat janë të gjitha të bllokuara në port, njerëzit janë të detyruar të dorëzojnë licencat.”, Klodian Kapiti, Kreu i Sindikatës së peshkimit. “Duhet të mbyllemi ne, të ndërpresim...