Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Krim i rëndë! 46-vjeçari dyshohet se vrau partneren shqiptare dhe i vuri flakën banesës

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Ulqinit në Mal të Zi, ku një 46-vjeçar nga Kosova është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë partneren e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës ku jetonin së bashku. Sipas mediave , i dyshuari është B.G, 46-vjeç, ndërsa viktima është identifikuar si D.N., 36 vjeçe, shtetase shqiptare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kodre të Ulqinit. Policia malazeze njoftoi se rreth orës 00:30 ka marrë informacion për një zjarr të shpërthyer në një banesë. Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët gjetën trupin e pajetë të gruas brenda objektit të përfshirë nga flakët. Gjatë ndërhyrjes, policia ka lokalizuar edhe një person tjetër me djegie trupore, i cili më pas u identifikua si B.G. Ai fillimisht...