Kontrolle tek ‘Liqeni I Thatë’ për 2 Call-Centera/ Vijim i hetimit për shtatë të ndaluarit në muajin prill

Kontrolle tek ‘Liqeni I Thatë’ për 2 Call-Centera/ Vijim i hetimit për shtatë të ndaluarit në muajin prill

Elton Qyno – Syri.net Dy vendime të lëshuara nga prokurorja e Tiranës, Rovena Zoto, kanë çuar në ushtrimin e kontrollit të ambjenteve të 2 Call-Centërave që dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. Kontrollet vijnë si vazhdim i operacionit të procedimit të Eduart Dalla, Mateo Hoxha, Tedi Agastra, Ledio Toçi, Ledio Cenaj, Aida Vokli dhe Xhoel Mekolli. “...Është i njëjti procedim që po ndiqet në mënyrë proaktive tha një nga anëtarët e grupit hetimor...”-tha për gazetarin Elton Qyno, një nga anëtarët e grupit hetimor të dosjes. Që prej mesditës së sotme oficerë të policisë dhe prokurorisë së Tiranës, kanë kryer kontrolle në këto dy subjekte, por nuk dihet me saktësi nëse janë sekuestruar shuma monetare apo qoftë dhe...