Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve zbarkon me forca në terren

Kontrolle të befasishme në burgun e Fushë-Krujës, Drejtoria e Burgjeve zbarkon me forca në terren

Një aksion i befasishëm nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve po zhvillohet në burgun e Fushë-Krujës. Janë rreth 10 furgona me forca të DAP, të cilët kanë zbarkuar në këtë burg pak minuta më parë dhe po zhvillojnë kontrolle në të gjitha ambientet e këtij burgu. Aksioni është në vazhdën e aksioneve të zhvilluara në burgjet e tjera të vendit dhe objektiv janë sendet e kundërligjshme si: thika të improvizuara, telefona, lëndë narkotike etj. Aksioni është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet nëse janë sekuestruar sende të kundërligjshme.