Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë u gjet dhe u sekuestrua

Kontrolle në burgjet e Peqinit, Shkodrës dhe Durrësit, çfarë u gjet dhe u sekuestrua

Kontrolle për sende të ndaluara janë zhvilluar në burgun e Shkodrës, Peqinit dhe Durrësit. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve kontrollet janë ushtruar në godinat e banimit dhe ambientet e përbashkëta të institucionit. Bëhet me dije se gjatë kontrollit në IEVP Peqin, në ambientet e dusheve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë, konkretisht: 1 celular “Samsung” ngjyrë e bardhë dhe 1 celular “Redmi” ngjyrë e zezë. Ndërkohë në burgun e Shkodrës, gjatë kontrollit fizik të të paraburgosurit G.Z., është konstatuar dhe sekuestruar 1 celular “iPhone”, së bashku me karikuesin. Personi është veçuar menjëherë dhe për rastin është hartuar raport incidenti. Gjithashtu, në ambientet e përbashkëta janë gjetur edhe 2 aparate celularë të tjerë të tipit “iPhone”. Po ashtu, kontrolle janë ushtruar edhe në ambientet...