Tregonte bizhuteri luksoze të vjedhura, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Tregonte bizhuteri luksoze të vjedhura, arrestohet 39-vjeçari në Lezhë (EMRI)

Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme një 39-vjeçari, i dyshuar se shiste në biznesin e tij bizhuteri luksoze të vjedhura. Bëhet me dije se 39-vjeçari Arbër Margjeka, është arrestaur nga policia pasi dyshohet se në biznesin e tij shiste bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bizhuteri floriri (me peshë totale rreth 3.3 kg) dhe 133 ora dore të markave luksoze, me vlerë rreth 300 000 euro, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Njoftimi: Shiste në argjendarinë e tij, në qytetin e Lezhës, bizhuteri floriri dhe ora dore të markave luksoze, të dyshuara të vjedhura jashtë shtetit, arrestohet 39-vjeçari.     ...