Kontrolle blic në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, zbulohen PS4, USB dhe pajisje elektronike
Mëngjesin e kësaj të diele janë zhvilluar kontrolle të befasishme në IEVP Lushnjë dhe IEVP Elbasan. Kontrollet janë ushtruar në regjimet e brendshme, qelitë, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus evidentimin dhe parandalimin e sendeve të ndaluara, forcimin e kontrollit operacional dhe rritjen e standardeve të sigurisë në institucione. Në terren janë angazhuar forca të shumta të sigurisë dhe personel i administratës së burgjeve. Gjatë kontrolleve në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë mjetesh komunikimi, ndërsa çdo material që përbën vepër penale do t’i referohet SHKBB-së dhe organeve kompetente për veprime të mëtejshme proceduriale.
Burimi:
javanews.al