Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi në vrasje, RENEA në kërkim të autorit

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në Tiranë, paraditen e të hënës pas një sherri banal në kalçeto. Mësohet se fillimisht viktima, i identifikuar si Ardian Baloshi, ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital. Policia ka identifikuar autorin, Sadik Llanaj, i cili dyshohet se e ka kryer vrasjen me pistoletë. Në kërkim të Llanjat janë vënë edhe forcat RENEA, pasi dyshohet se autori është i armatosur. Sipas raportimeve në vendngjarje po merren në pyetje dëshmitarët okularë dhe familjarët e dy të rinjve dhe gjithashtu po këqyren edhe kamerat e sigurisë. Ka dyshime se autori dhe viktima janë fqinj me njëri-tjetrin. Ndërkohë pritet edhe reagimi i...