Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

Konflikt me thikë në Korçë, plagoset një 42-vjeçar, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur mesditën e sotme në lagjen 14 të qytetit të Korçës, pranë shkollës “Demokracia”. Sipas informacioneve paraprake, konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e një mjeti prerës, ku si pasojë është plagosur në qafë 42-vjeçari me inicialet R.J. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se është përdorur një thikë e vogël dhe bluzat e bardha po ndërhyjnë për heqjen e saj nga qafa e të plagosurit. Autori i dyshuar, 54-vjeçari me inicialet G.R., është kapur menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale. Sipas të dhënave paraprake, konflikti ka...