Kokainë në lokalin e natës me kodin ‘amaro’/ Dënohen pronari, menaxheri, truproja dhe kamarieri
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar katër persona të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Të dënuarit janë shtetasit E.V., K.I., K.D. dhe R.I., të cilët sipas hetimeve ushtronin aktivitet të organizuar të shpërndarjes së kokainës në lokalin e natës “Star Club”, në qytetin e Dimalit. Sipas dosjes hetimore, pronari i lokalit, E.V., dyshohet se drejtonte aktivitetin kriminal, duke siguruar dhe shpërndarë doza kokaine për klientët e lokalit. Lënda narkotike mbahej e fshehur në blloqet e murit rrethues të lokalit dhe shitej në doza nga 0.2 deri në 0.5 gramë, me çmime që varionin nga 2 mijë deri në 5 mijë lekë. Prokuroria provoi se klientët, pasi konsumonin alkool në ambientet e lokalit, kërkonin edhe kokainë, të cilën më pas e...
Burimi:
syri.net