Kokainë dhe kanabis në doza gati për shitje, në pranga dy të rinjtë në Durrës
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Durrësit të akuzuar për shitje të lëndëve narkotike në plazhe e në zona të ndryshme të qytetit. Të arrestuar janë Detar Rama 33 vjeç, dhe Kadri Xhani 27 vjeç, të cilëve gjatë kontrollit fizik iu gjetën me vete sasi kanabisi e kokaine të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë. “Durrës Finalizohet operacioni i koduar “The Hill 2”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Sekuestrohen mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për...
Burimi:
javanews.al