Kërkon shfuqizimin e tre vendimeve, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Ajola Xoxës

Kërkon shfuqizimin e tre vendimeve, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare shqyrtimin mbi bazë dokumentesh të kërkesës së Ajola Xoxës, e cila kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës kërkon që të shpallen si antikushtetuese vendimet që lidhen me kontrollet dhe sekuestrimet, duke argumentuar se ato kanë shkelur, ndër të tjera, parimet e një procesi të rregullt ligjor. Në këtë çështje palë është edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila pritet të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Xoxës, si dhe të kërkuesit tjetër në këtë proces, shoqërisë “Partners Law”.