Kavajë, vëllai vret vëllanë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar në mënyrë tragjike. Sipas policisë, rreth orës 20:30, teksa ndodheshin në arë duke mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë, shtetasi Muhamet Rreshka, 76 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë për vdekje vëllain e tij, Eqerem Rreshka, 74 vjeç. I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë gjatë rrugës. Pas ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet intensive...