Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

Katër vatra zjarri në 24 orët e fundit, autoritetet: Mos digjni bimësinë pa leje, kërkoni ndihmën e autoriteteve

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin janë regjistruar katër vatra zjarri. Shërbimi Zjarrfikës thotë se ndërhyrja ka qenë e shpejtë, duke shuar të katër vatrat, por kërkohet nga bujqit që të mos djegin bimësinë pa kërkuar më parë ndihmën e autoriteteve. “Janë djegur rreth 9.5 hektar pyje, kullota, pemëtari. Janë angazhuar rreth 140 forca zjarrfikëse në të gjithë terrenin dhe 19 automjete zjarrfikëse”. Nëntë ditët e para të Korrikut sollën edhe vatra të shumta zjarresh në Lezhë, Kavajë e Fier, ku ministri i Brendshëm dhe Policia e Shtetit i kërkuan bashkive zbatimin e planeve të hartuara, ku u përfshinë edhe grupet vullnetare. “Ministri i brendshëm, zoti Lamallari, ka bërë një takim me strukturat vendore, të gjithë drejtuesit e bashkisë bashkë me drejtuesit...