Karamuço “ndërton skenën e krimit’: Eglant Koçi dyshohet se u torturua para se të ekzekutohej
Pas javësh zhdukjeje, një trup i pajetë, që dyshohet se i përket Eglant Koçit është gjetur në periferi të Tiranës, në zonën e fshatit Ibë. Zbulimi u bë pasi banorët vunë re një numër të madh korbash që qarkullonin mbi një zonë të caktuar dhe njoftuan autoritetet. Prokuroria ka bërë me dije se familja e viktimës është njoftuar, ndërsa hetimet kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar. I ftuar në emisionin “Ora e Fundit”, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se nga të dhënat e deritanishme dyshohet që viktima fillimisht është mbajtur në një ambient zyre, ku mund të jetë lidhur dhe torturuar për të dhënë informacione apo kode të mundshme rreth “Bitcoin”. Sipas tij, të dhënat tregojnë se trupi...
Burimi:
javanews.al