Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Kapen në Rinas rreth 46 kilogramë drogë, u transportuan nga një çift shqiptar

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u zbuluan 46 kilogramë lëndë narkotike e futur në valixhe. Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të pasagjerëve të një fluturimi me itinerar Toronto-Rinas, u identifikuan dy valixhe që ngjallën dyshime për përmbajtje të kundërligjshme. Pas kontrollit fizik të kryer në prani të poseduesve të bagazheve, u sekuestruan 46 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar të llojit Cannabis sativa, të ndara në 89 paketime. Rasti po ndiqet nga strukturat kompetente të Policisë së Shtetit, të cilat vijojnë veprimet procedurale dhe hetimore.