Kaos në sistemin e drejtësisë, prokuroritë në Shqipëri me dhjetëra vakanca
Sistemi i prokurorive në Shqipëri vijon të përballet me mungesë prokurorësh, ndërsa të dhënat më të fundit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë tregojnë se nga 341 prokurorë të parashikuar në organik aktualisht ushtrojnë detyrën vetëm 264. Në rang kombëtar mungojnë 77 prokurorë duke vështirësuar përballimin e çështjeve dhe funksionimin normal të institucioneve të akuzës. Situata më problematike paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka edhe organogramën më të madhe me 70 prokurorë, por në total ka të emëruar 62, një vakancë prej tetë vendesh. Edhe prokuroria e Durrësit rezulton me mungesa ku nga 18 prokurorë të parashikuar janë emëruar vetëm 15. Në Elbasan janë 13 prokurorë në detyrë nga 20 të planifikuar. Ndërsa në Fier ushtrojnë detyrën 20 prokurorë nga 22 të parashikuar....
Burimi:
javanews.al